
Kosova intensifikon përpjekjet kundër pandemisë së Covid-19, e cila po shënon shifra rekord vdekjes dhe infektimesh në vend. Autoritetet raportuan 20 humbje jetësh në 24 orët e fundit, një ditë pas një bilanci tragjik prej 36 vdekjesh.
Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19, i themeluar të hënën, mbajti mbledhjen e tij të parë ndërsa theksoirrezikun e variantit Delta, kryeministri Kurti kërkoi nga anëtarët e Komitetit të jenë sa më të rreptë në kontrollimin e respektimit të masave, si dhe në ndëshkimin e shkelësve të tyre.
Mbi 1250 pacientë me koronavirus janë të shtruar në spitale, 60 prej të cilëve në terapi intensive. Gjithashtu Maqedonia e Veriut përballet me rritje dramatike të shifrave, veçanërisht sa I përket jetëve të humbura.
32 viktima u shënuan në 24 oret e fundit, ndërsa rastet e reja ishin 299. Situata në rajon ka detyrojë Bashkimin Europian të heqë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut nga lista e shteteve të sigurta. Atyre u bashkëngjiten Mali i Zi, Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Libani.
Vendimi i BE nënkupton se udhëtime jo të domosdoshme nga këto shtete do t’i nënshtrohen masave të kufizimit. Do të jetë në dorën e shteteve anëtare të përcaktojnë kufizimet përkatëse, por sipas burimeve të brendshme, hyrja për shtetasit e vendeve jashtë listës së sigurt, mund të mos lejohet fare. (A2 Televizion)