Një 15-vjeçare nga Tetova humb jetën nga koronavirusi

Nga A2 CNN
1 Shtator 2021, 20:52 | Ballkani
Një 15-vjeçare nga Tetova humb jetën nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut tha se në 24 orët e fundit, vendi ka regjistruar gjithsej 26 viktima dhe 905 të infektuar me koronavirus.

Mes viktimave, ishte edhe vajzë 15-vjeçare nga Tetova e cila ka humbur jetën, për shkak të komplikimeve nga koronavirusi, konfirmuan autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut.

"Bëhet fjalë për një paciente, e cila nuk ishte vaksinuar dhe për të cilën nuk kemi detaje nga të dhënat që kemi marrë nga babai i saj, nëse ajo vuante nga sëmundje të tjera kronike. Por, është një vajzë që kishte mbipeshë, gjë që bart rrezikun e sëmundjeve të komplikuara dhe të rënda”, tha Millena Stevanoviç, drejtore e Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive në Shkup.

Numri total i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veirut ka arritur në 5,954 ndërsa i rasteve aktive është 14,785. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos