24 të vdekur në 24 orë në Itali nga koronavirusi

Nga A2 CNN
21 Qershor 2020, 18:06 | Bota
24 të vdekur në 24 orë në Itali nga koronavirusi

Mbrojtja Civile italiane ka publikuar bilancin e viktimave nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, i cili ka shënuar një rënie të ndjeshme, krahasuar me një ditë më parë. Në 24 orët e fundit, në Itali kanë humbur jetën 24 persona të prekur me koronavirus, ndërsa një ditë më parë ishin 49 viktima.

Po ashtu, edhe rastet e reja me Covid-19 janë ulur, pasi në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 224 persona, 38 më pak se një ditë më parë.

Nga rastet e reja, 128 janë vetëm në Lombardi, rajoni më i goditur nga pandemia, ku në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 13 të prekur me Covid-19.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 183 persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos