Rritje rekord të infektuarish në Indi, tashmë renditen të katërtit në botë

Nga A2 CNN
21 Qershor 2020, 10:52 | Bota
Rritje rekord të infektuarish në Indi, tashmë renditen të

India raportoi 15.413 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, rritja më e madhe ditore që nga fillimi i epidemisë në këtë vend.

Rritja rekord ditore e çon numrin e përgjithshëm e personave të infektuar në Indi në mbi 410 mijë, duke u renditur në këtë mënyrë në vendin e katërt në botë pas Rusisë, Brazilit dhe SHBA.

Numri i  viktimave arriti në 13, 253, ku vetëm ditën e fundit u shtuan dhe 306 vdekje të tjera.

Megjithatë autoritetet besojnë se numri i viktimave dhe të prekurve mund të jetë më i madh dhe kjo për pasojë të mungesës së testeve.

Shumica e rasteve janë përqendruar në kryeqytetin Delhi dhe shtetet e Maharashtra dhe Tamil Nadu, që përbëjnë gati 60% të të gjithë të infektuarve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos