Parashikimi i motit: 25 gusht 2021

Nga A2 CNN
25 Gusht 2021, 07:07 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 25 gusht 2021

Vranësira dhe kthjellime ndërrojnë vendet gjatë gjithë ditës së sotme ndërsa shirat shfaqen në orët e para të ditës në veri dhe gradualisht përfshijnë edhe zonat qendrore.

Priten edhe rrebeshe afatshkurtra në zonat perëndimore gjatë pjesës së parë të ditës dhe në mbrëmje.

Temperaturat e ajrit ulen me 2-3°C në të dy vlerat ditore duke luhatur vlerat minimale/maksimale në rang vendi, nga 13°C në 32-33°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare gjatë mesditës, nga drejtimi veriperëndimor ndërsa do të ruhet dallgëzimi 2-3 ballë në brigjet detare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos