25 prilli, Ilir Beqaj: Çfarëdo që të ndodhë, PS nuk bie nën 72 mandate

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 11:01 | Politikë
25 prilli, Ilir Beqaj: Çfarëdo që të ndodhë, PS nuk

“Unë besoj se, çfarëdo që të ndodhë, ne nuk biem nën 72 mandate, bazuar në vlerësimin tim qark pas qarku. Mund të mos marrim dot 78, por në vlerësimin tim, ne minimalisht 72 mandate i kemi të garantuara”.

Kështu u shpreh në studion e “Ditarit” në A2 deputeti Ilir Beqaj, kur foli për pritshmëritë e mazhorancës aktuale nga zgjedhjet e 25 prillit.

Por, pse shqiptarët duhet t’i japin Partisë Socialiste një mandat të tretë qeverisës?  “Jo vetëm për çfarë kemi bërë në këto 7 vite, por në kuptimin se çfarë nevojash lindën në këto 7 vite, sidomos mënyra se si ne jemi përballur me rrezikun që i kanosej Shqipërisë nga tërmeti dhe pandemia. Ne jemi e vetmja forcë që kemi edhe vendosmërinë edhe zotësinë për t’u përballur me sfidat që i hapen Shqipërisë në dekadën e re, edhe në kontekstin e pandemisë.

Kush ka marrë angazhime në vitin 2013, i ka përmbushur dhe tejkaluar. Ka bërë edhe në rastin e tërmetit, në 14 muaj, atë që s’ka bërë në 30 vjet asnjë vend tjetër. Ne kemi për 12 muaj nga dita e tërmetit shkolla të përfunduara”, u shpreh deputeti i PS-së. (A2 Televizion)

https://youtu.be/UcxaWiZb-9Y?t=882

A2 CNN Livestream

Latest Videos