26 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
3 Shtator 2021, 19:21 | Ballkani
26 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut, ka regjistruar të premten 26 viktima me Covid-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 6.013 persona.

Nga testimi i 5.865 mostrave, pozitivë me COVID-19 kanë dalë 722 persona.

Ministria e Shëndetësisë ka dalë edhe me një raport mbi numrin e viktimave në katër javët e fundit, dhe sipas të dhënave, kryesojnë qytetet ku numri i të vaksinuarve është shumë i ulët në përqindje.

Gjatë kësaj periudhe, 480 persona të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën. Ministria e Arsimit ndërkohë ka njoftuar edhe për 14 nxënës të infektuar me koronavirus, por nuk ka dhënë detaje për vendin dhe shkollat ku janë regjistruar rastet. Infektimet vijnë tre ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor me prani fizike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos