2,9 tonë kokainë në det të hapur, ndjekje si në filma nga marina meksikane

Nga A2 CNN
3 Shtator 2020, 11:57 | Bota
2,9 tonë kokainë në det të hapur, ndjekje si në filma

Sikur të ishin duke xhiruar skenën e një filmi aksion, marina meksikane ndjek në det të hapur një varkë me shpejtësi të lartë që po transportonte kokainë nga Meksika drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 1 shtator.

Pamjet, e publikuara nga marina meksikane të martën, tregojnë ndjekjen nga helikopteri të varkës, në të cilën, pas sekuestrimit, u gjetën 75 pako që në total kishin 2,9 tonë kokainë. Gjatë ndjekjes, një prej marinsave zbret në varkë, ku përveç lëndës narkotike ishin edhe tre persona, të cilët u arrestuan.

Nuk është bërë e ditur, ndërkohë, nëse të arrestuarit ishin pjesë e ndonjë prej karteleve meksikane të drogës, apo vlera e lëndës narkotike nëse do të kishte mbërritur në destinacion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos