29-vjetori i RD, Basha: Mekanizëm ligjor kundër fjalës së lirë

Nga A2 CNN
5 Janar 2020, 18:16 | Politikë
29-vjetori i RD, Basha: Mekanizëm ligjor kundër fjalës së

Në 29-vjetorin e themelimit të gazetës “Rilindja Demokratike”, kryedemokrati Lulzim Basha thotë ashtu si në janarin e 1991, beteja për fjalën e lirë është e njëjtë.

Përmes një statusi në “Facebook”, Basha akuzon qeverinë se është rreshtuar e para kundër fjalës së lirë në Shqipëri, pas miratimit në Kuvend të paketës anti- shpifje.

“Kundër lirisë së shtypit në Shqipëri tani është vënë në lëvizje një mekanizëm i tërë ligjor, po përgatitet të ngrihet një strukturë e tërë censure që kontrollon e vepron sipas urdhrave të qeverisë”.

Sipas Bashës, kundër lirisë së shtypit në Shqipëri sot nuk ka më veç armiq të padukshëm, por të hapur, publikë, të cilët kontrollojnë institucione dhe kane uzurpuar parlamentin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos