3 automjete përfshihen në aksident në Elbasan, 2 të lënduar

Nga A2 CNN
19 Qershor 2021, 16:22 | Kronikë

Një aksident është shënuar para pak minutash në aksin Elbasan-Metalurgji. Policia njofton se tre automjete janë për ku për pasojë janë lënduar 2 persona; drejtuesi i mjetit "Benz" dhe një fëmijë i cili ishte pasagjer. Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji,  mjeti tip "Benz" , me drejtues shtetasin E.K., 62 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip "Toyota " me drejtues shtetasin Sh.B., 36 vjeç, banues në Elbasan dhe me mjetin tip  "Audi" me drejtues shtetasin J.Sh., 43 vjeç, banues në Elbasan.

Si  pasojë  e përplasjes është lënduar drejtuesi i mjetit "Benz" dhe një fëmijë i cili ishte pasagjer në mjetin tip "Audi", të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos