Aksi Lin-Pogradec, automjeti aksidenton fëmijën, 11-vjeçari në gjendje të rëndë

Nga A2 CNN
18 Qershor 2021, 23:01 | Kronikë
Aksi Lin-Pogradec, automjeti aksidenton fëmijën, 11-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në aksin rrugor Pogradec-Lin, ku si pasojë një fëmijë 11-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur në  vendin e quajtur "Guri i Kuq", ku një automjet tip "Hyundai", i drejtuar nga 45- vjeçari F.C ka aksidentuar fëmijën J.H, banues në fshatin Memëlisht të Pogradecit.

Ka qenë drejtuesi i mjetit që e ka dërguar fëmijën në spital dhe është paraqitur vetë në polici. Fëmija i ka prerë rrugën mjetit për të kaluar nga një krah në tjetrin.

Ndërkohë nga spitali Pogradec konfirmohet se fëmija ka qenë në gjendje shumë të rëndë dhe i intubuar është nisur në kryeqytet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos