Kishte fshehur mbi 86 mijë paund në furgon, arrestohet shoferi

Nga A2 CNN
19 Qershor 2021, 09:26 | Kronikë
Kishte fshehur mbi 86 mijë paund në furgon, arrestohet shoferi

Një person është arrestuar këtë të shtunë në Portin e Durrësit, pasi në mjetin me të cilin po udhëtonte iu gjetën dhe sekuestruan 86 740 paund. Sekuestrimi i shumës ka ndodhur që një ditë më parë, por vetëm sot, autoritetet zbuluan edhe sasinë e parave të sekuestruara.

Në pranga përfundoi Enes Haxhiu, 21 vjeç, banues në Kamëz, i cili akuzohet për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Furgoni i mallrave, i cili vinte nga Italia, u kalua në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, dhe në të u gjetën të fshehura në një televizor 16 pako me paratë në fjalë.

Ndërkohë nga strukturat hetimore të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë implikuar në këtë vepër penale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos