Edhe pse Teatri Kombëtar u shemb, 4 ditë pas rrënojave, institucionet përgjegjëse nuk kanë paratë e mjaftueshme për të ndërtuar një të ri. Këtë e dëshmon një dokument i publikuar nga ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, që mban firmën e kryebashkiakut Erion Veliaj më 21 maj, në adresë të kryeministrit Edi Rama.
Në shkresë kërkohen 30 milionë euro borxh për rindërtimin e teatrit. Kjo është e papranueshme për demokraten, e cila kërkon hetim për krimin financiar.
“Duan të marrin 30 milionë euro borxh, ndërsa shqiptarët nuk kanë marrë asnjë mbështetje dhe akoma më keq, po zhyten në varfëri. Të dy meritojnë të hetohen, po marrin borxh në kurrizin e shqiptarëve për të mbuluar krimin e prishjes së teatrit. U bëjmë thirrje institucioneve financiare të refuzojnë unanimisht të bëhën pjesë e aferës kriminale”, shprehet Tabaku në një reagim në Facebook. (A2 Televizion)