30 mjekë e infermierë në Itali, trajneri Sacchi: I befasuar nga humanizmi i Ramës

Nga A2 CNN
30 Mars 2020, 19:58 | Aktualitet
30 mjekë e infermierë në Itali, trajneri Sacchi: I befasuar nga

Ish-trajneri i Kombëtares italiane, Arrigo Sacchi është një tjetër mes emrave të personaliteteve nga Italia që vlerëson vendimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama për të dërguar 30 mjekë dhe infermierë për të ndihmuar në situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Ish-kreu i pankinës së Milanit falënderoi Edi Ramën për ndihmën e krijuar dhe tha se është dakord me shprehjen e tij se “Evropa dhe Italia duhet të jenë si Milani i Sacchi-t”

Gjatë një bisede telefonike me agjencinë e lajmeve Ansa, Sacchi u shpreh se ka mbetur pa fjalë nga humanizmi i treguar nga kryeministri shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos