“Duhet të kuptojmë si t’i përdorim”, mjekët shqiptarë në Itali duan të ndihmojnë, por ka një problem

Nga A2 CNN
30 Mars 2020, 18:44 | Aktualitet
“Duhet të kuptojmë si t’i përdorim”,

Kanë mbërritur në Breshia 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë, por sipas “La Repubblica”, ata nuk do të nisin menjëherë punën. 

“Jemi shumë mirënjohës për ndihmën nga Shqipëria, por fatkeqësisht ka një problem thelbësor: prania e personelit të specializuar për terapi intensive”, thotë drejtori i përgjithshëm i spitalit të Breshias, Gianmarco Trivelli.

“Janë prezantuar pa një dokument që certifikon kompetencat dhe specialitetet e tyre dhe ne do u bëjmë një provim për të kuptuar se ku t’i angazhojmë”, shtoi drejtori.

Sipas “La Repubblica”, personeli shqiptar ka shumë dëshirë për të ndihmuar dhe është shprehur se eksperienca do t’i shërbejë atyre nëse në Shqipëri gjërat do të shkojnë keq.

“Kjo është shtëpia jonë, jemi në Breshia dhe kemi shumë dëshirë për të dhënë ndihmën tonë”, thanë mjekët dhe infermierët shqiptarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos