
Njëzet e katër orë pas ndryshimit të masave për lëvizjen e qytetarëve, kryeqyteti nuk kishte ndryshim nga ditët e mëparshme.
Madje, as trafiku i automjeteve nuk njohu pakësim. Te Pazari i Ri, ndonëse nuk kishte më radhë të gjata, i vetmi shqetësim për qytetarët mbetet fasha e orarit prej 60 minutash leje. Shumë prej tyre nuk mund të bëjnë çdo shpenzim brenda këtij orari, pasi duhet të kujdesen dhe për familjarët e tyre që janë pensionistë.
Përsa i përket aplikimit për lejen, sipas tyre, gjithçka ishte e thjeshtë.
Në total, në portalin e-Albania aplikuan më shumë se 54 000 qytetarë. Fashat e orareve më të përzgjedhura ishin ato të orës 9:00 dhe të orës 10:00, me më shumë se 26 000 leje të dhëna. (A2 Televizion)