
30 shtatori është afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare të bizneseve për vitin 2018.
Qendra Kombëtare e Biznesit vendosi të shtyjë afatin pas fluksit të krijuar më 31 korrik, pasi shumë subjekte nuk arritën të dorëzonin bilancet për shkak të mbingarkesës së krijuar në sistem.
Ndërkaq, për bizneset që janë pajisur me një numër aplikimi, por nuk kanë arritur të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm, QKB njoftoi se nuk do të ketë penalitete.
Këtë vit, krahas bilanceve, bizneseve iu është shtuar edhe plotësimi i një sërë dokumentesh të tjera që përfshijnë raportin e ecurisë së aktivitetit, të ardhurat, numrin mesatar të punonjësve apo kodin e bizneset.
Sipas të dhënave zyrtare, rezulton se detyrimin për dorëzimin e pasqyrave financiare kanë në total 24 218 subjekte. (A2 Televizion)