
30 viktima dhe 447 raste të reja është bilanci ditor i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë që nga nisja e pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 151.569, ndërsa viktimat kanë arritur në 4.772.
Autoritetet shëndetësore kanë kryer 716.173 testime për COVID-19, përfshirë 3.034 teste të kryera brenda ditës së fundit. (A2 Televizion)