30 vite nga eksodi i shqiptarëve, Di Maio: Nuk mund të quhemi Europa e Bashkuar nëse lëmë jashtë Ballkanin Perëndimor

Nga A2 CNN
6 Mars 2021, 10:33 | Politikë

30 vite nga eksodi i shqiptarëve në Itali, kryeministri Edi Rama u nderua në Bari me çmimin “Rrënjët e Puglia-s”. Në konferencën e përbashkët për mediat, ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio, shfrytëzoi rastin për të  bërë thirrje që bisedimet për anëtarësim mes Bashkimit Europian dhe vendit tonë, të nisin sa më shpejt.

“Lidhja jonë, që tashmë është e fortë, gjen mbështetje edhe në aleancën e NATO-s. Njëkohësisht, vetë Europa nuk mund ta quajë veten të bashkuar, nëse Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor mbeten jashtë”, tha Di Maio. “Italia do të vijojë të angazhohet deri sa ky proces historik do të realizohet sa më shpejt. Këshilli Europian u shpreh para një viti në favor të nisjes së negociatave. Ftesa jonë për vendet anëtarë është që të mos jenë dyshues dhe të hedhin poshtë paragjykimet”.

https://a2news.com/2021/03/05/rama-ne-itali-me-falni-per-shkeljen-e-protokollit-por-merruni-me-lejet-e-drejtimit-te-shqiptareve/

Në fjalën e tij, Rama kujtoi edhe një ndryshimet që kanë ndodhur në vendin tonë në këto 30 vite dhe impaktin e shqiptarëve në anën tjetër të Adriatikut. “Kur po shikoja pamjet e eksodit, po mendoja se është gjithmonë e më e pabesueshme të përfytyrosh që ata njerëz ishim ne. Ndryshimet në Shqipëri kanë qenë të pabesueshme, të jashtëzakonshme. Por ajo që i bënë të gjithë këta vite të pabesueshëm është ndryshimi për shqiptarët që mbërritën me ato anije dhe që sot janë pjesë përbërëse e kësaj shoqërie. Janë gati gjysmë milioni dhe gati 50 mijë ata që kanë një ndërmarrje të vogël apo të mesme. Gati mijëra studentë dhe më në fund, prej shumë vitesh tashmë nuk shihen si njerëz të dyshimtë”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos