300 lekë pas 15 minutash në terminal, shoferët e autobusëve të Korçës pezullojnë punën

Nga A2 CNN
17 Maj 2021, 10:23 | Aktualitet
300 lekë pas 15 minutash në terminal, shoferët e autobusëve

Dhjetëra shoferë të autobusëve zhvilluan protestë pranë terminalit për çmimet e larta të vendosura.

Sipas shoferëve, çmimi i qëndrimit brenda në terminal është i lartë. Sot, ata nuk kanë futur autobusët në terminal në shenjë proteste.

Nga 0-5 minuta është falas, pasi kalon një sekondë nga këto 5 minuta, tarifa bëhet 300 lek. Në Bashki nuk kanë marrë asnjë lloj zgjidhje pasi terminali është pronë private, ndërkohë që shoferët janë me licencë nga bashkia.

Bashkia si rregullator nuk ndërhyn thonë ata. “Kërkojmë të gjendet zgjidhja nga bashkia për taksitë në të zezë dhe për tarifat që duhet të vendosen në bazë të të ardhurave tona”.

Sot, është dita e parë ku pezullohet puna nga shoferët, ndërsa paralajmërojnë se do të hyjnë në grevë nëse nuk gjendet zgjidhje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos