Parashikimi i motit: 17 maj 2021

Nga A2 CNN
17 Maj 2021, 07:18 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 17 maj 2021

Kthjellime dhe vranësira të lehta në jug, por vranësira të shpeshta në qendër dhe kryesisht në veri të vendit ku priten edhe rrebeshe afatshkurtra. Pasditja vijon kryesisht me kthjellime në zonat jugore, ndërsa gjysma veriore e vendit mbetet e rrezikuar nga momente me reshje afatshkurtra.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta në të dy skajet ditore duke variuar nga 7 gradë minimalja gjatë mëngjesit, në juglindje, deri në 25 gradë vlera maksimale në zonat perëndimore; temperatura deri 27 gradë priten mesditën e sotme në Berat dhe Gjirokastër.

Era do të fryjë mesatare në territor, por deri e fortë në det dhe ultësirën perëndimore nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë; situatë e cila vijon deri afër mbrëmjes kur pritet dobësim i ndjeshëm i erës në tokë dhe det. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos