“Eja në Vlorë”, Dritan Leli rishfaqet i vetëm për çeljen e sezonit turistik

Nga A2 CNN
16 Maj 2021, 14:40 | Aktualitet
“Eja në Vlorë”, Dritan Leli rishfaqet i vetëm

Pas përjashtimit nga Partia Socialiste, kryetari i Bashkisë Dritan Leli rishfaqet i vetëm për të hapur sezonin turistik të Vlorës.

Në prani të qytetareve dhe muzikantëve të zgjedhur për çeljen zyrtare të sezonit veror, Leli ftoi shqiptarë e të huaj, të shkojnë në Vlorë për të kaluar pushimet.

Pas një viti të vështirë nga pandemia qyteti bregdetar synon rimëkëmbjen e turizmit, por sërish duke vijuar me respektimin e masave anti-Covid.

Duket se jo pa qëllim, eventi për hapjen e sezonit veror nuk është mbajtur në Lungomare, nga ku ditë më pare kryeministri Rama sulmoi kryetarin Leli, por u zhvillua në qendrën historike të qytetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos