32 të infektuar dhe 11 të shëruar në 24 orët e fundit nga kroonavirusi

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2022, 19:11 | Aktualitet
32 të infektuar dhe 11 të shëruar në 24 orët e fundit

Asnjë humbje nuk është regjistruar ën 24 orët e fundit në vendin tonë nga koronavirusi, por vetëm 32 qytetarë të infektuar në 424 testime dhe 11 të shëruar. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë 189 qytetarë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin dhe aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

13 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 424 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 32 qytetarë, në Bashkitë:

 14 në Tiranë, 4 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Lezhë, Durrës, Kamëz, Fier, Vlorë, nga 1 qytetarë në Lushnje, Sarandë, Kuçovë, Elbasan.

Janë 189 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,670 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 13 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore                32

Të shëruar në 24 orë             11

Të shtruar në spitale             2

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       424

Testime totale                   2,013,492

Raste pozitive                      332,453

Raste të shëruara                  328,670

Raste Aktive                             189

Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    137

Vlorë                         15

Fier                           11

Gjirokastër                9

Lezhë.                        5

Durrës.                      4

Elbasan.                   3

Shkodër                 3

Berat.                        2 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos