Moti i keq, anulohen 10 fluturime në Rinas

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2022, 18:43 | Aktualitet
Moti i keq, anulohen 10 fluturime në Rinas

Tirana International Airport ka njoftuar janë anuluar 10 fluturime për shkak të kushteve të këqija të motit.

Sipas politikave përkatëse të kompanive ajrore, një pjesë e pasagjerëve, fluturimet e të cilëve janë anuluar apo janë zhvendosur në aeroportet (Shkup, Athinë, Stamboll, Bari, Venecia) janë akomoduar përreth këtyre aeroporteve ndërkombëtare. Kompania ajrore Wizz Air ka siguruar gjithashtu transportin e pasagjerëve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit drejt Tiranës.

Disa pasagjerë iu është ofruar mundësia për rimbursim ose janë sistemuar në fluturime për destinacionet përkatëse. 

Gjashtë avionë të linjës ajrore Wizz Air janë ulur në aeroportin e Shkupit për shkak të mjegullës, ndërsa një fluturim me destinacion Luton-Tiranë është anuluar për shkak të dëborës në Londër.

Moti i keq ka afektuar edhe fluturime të kompanive ajrore si Pegasus dhe Air Albania, Lufthansa.

Të mërkurën, më datë 14 dhjetor 2022, pritet që situata të normalizohet, thuhet në njoftimin e TIA-s. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos