Enciklopedia shqiptare, vepra unike do të angazhojë 2 mijë studiues nga trojet

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2022, 15:18 | Aktualitet
Enciklopedia shqiptare, vepra unike do të angazhojë 2 mijë

Shqiptarët kane dëgjuar dendur javët e fundit se më në fund do të kenë enciklopedinë e tyre. Por cila është domethënia e një vepre të tillë dhe pse konsiderohet unik në llojin e vet? Anëtarë të grupit të punës shpjegojnë për A2 punën sfiduese dhe voluminoze që do të angazhojë mbi 2 mijë studiues nga trojet shqiptare

"Është ngjarja më ë rëndësishme sepse bashkohet i gjithë Kombi për një kontribut që është mbarëkombëtar. Ne shqiptarët, ngjarjet, personalitetet, madje dhe ata të huajt që kanë kontribuar për shqiptarinë i kemi të përbashkëta. Ndaj edhe kjo enciklopedi do të jetë baza më ë madhe e te gjitha të dhënave që do të përfshije zërat e autoriteteve, personaliteteve, ngjarjeve më të rëndësishme historike, pasurive të përbashkëta, pra do të jetë një bazë të dhënash që do të gjeje informacione të shumta për shqiptarinë".

Hartimi i veprës më të madhe të shqiptareve do të marrë të paktën 5 vite kohë dhe më shumë se 3 milionë euro. Në përfundim të këtij projekti madhor, do të kemi 10 vëllime voluminoze me të dhëna dhe studime për shqiptarët dhe Shqiptarinë. Puna për hartimin e Enciklopedisë Shqiptare ishte vendim i mbledhjes ndërqeveritare Shqipëri-Kosove në qershor të këtij viti. Akademitë e shkencave të dy vendeve kanë nisur zbatimin për dokumentin më të rëndësishëm të kombit. Paralelisht me këtë po punohet dhe për hartimin e fjalorit të madh të gjuhës shqipe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos