Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i Tiranës

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2022, 17:36 | Aktualitet
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i Tiranës

Policia e Shtetit ka zyrtarizuar disa ndryshime të rëndësishme në hierarkitë saj. Emërimi më i bujshëm është ai i  zëvendësdrejtorit të përgjithshëm Tonin Vocajt në postin e drejtorit të Policisë së Tiranës. Vocaj zëvendëson Lorenc Panganikën, i cili shkon në Akademinë e Sigurisë. Deri në korrikun e vitit të kaluar, Vocaj mbante postin e drejtorit të policisë kriminale, ku u shkarkua nga kreu i atëhershëm i Policisë Gledis Nano.

Postin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm e merr Sokol Bizhga. Ndërkohë, Ermal Muça emërohet drejtor në Vlorë, Niko Brahimaj emërohet në Fier, Ervin Hodaj në Shkodër.

Lutfi Minxhozi emërohet drejtor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Gent Ndoj emërohet drejtor i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos