322 kg kanabis i sekuestruar deri më sot, “Restart” arreston 3 të tjerë

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2022, 08:29 | Kronikë
322 kg kanabis i sekuestruar deri më sot, “Restart” arreston 3

Policia e Korçës ka arrestuar dhe 3 persona të tjerë në kuadër të operacionit “Restart”, të nisur 3 muaj më parë.

Të arrestuarit janë 35-vjeçari E. H., 42-vjeçari K. H., 42 vjeç dhe 53-vjeçari Z.B.

https://a2news.com/2021/11/07/mbi-100-kg-kanabis-drejt-greqise-mes-te-arrestuarve-avokati-korcar/

Gjithashtu, janë sekuestruar 70 kilogramë të tjera kanabis, një armë zjarri automatike, një krehër me municion pa leje dhe një peshore elektronike.

Shkon në 10 numri i të ndaluarve dhe në 322 kilogramë kanabis i sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos