373 viktima të tjera në Itali, 500 mijë vaksinime në një ditë

Nga A2 CNN
27 Prill 2021, 18:39 | Bota
373 viktima të tjera në Itali, 500 mijë vaksinime në

Italia shënoi një tjetër ditë me bilanc negativ për sa i përket pandemisë. Gjatë 24 orëve të fundit nga 302 mijë tamponë të kryer, 10 404 prej tyre rezultuan pozitivë. Gjithashtu, 373 persona të tjerë humbën jetën, duke e çuar bilancin total të fataliteteve në 119 912 që nga nisja e pandemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, 368 mijë persona të tjerë kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa 133 mijë të tjerë dozën e dytë.

Që nga nisja e fushatës së vaksinimit në Itali janë vaksinuar rreth 8.8% e popullsisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos