All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Parlamenti Europian i hoqi imunitetin, arrestohet në Belgjikë deputeti i Agimit të Artë

Nga A2 CNN
27 Prill 2021, 17:39 | Bota
Parlamenti Europian i hoqi imunitetin, arrestohet në Belgjikë deputeti
All - Paragraf - 1

Është arrestuar në Belgjikë eurodeputeti Ioannis Lagos, i dënuar në Greqi për lidhje me partinë neo-naziste, Agimi i Artë.

Lagos u dënua në tetor së bashku me të gjithë krerët e Agimit të Artë, por arrestimi i tij u bë i mundur vetëm tani pasi Parlamenti Europian i hoqi imunitetin.

All - Paragraf - 3

Ai ishte dënuar me 13 vite burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale, por nuk mund të arrestohej për shkak të mbrojtjes që i krijonte mandati si eurodeputet. Tashmë ai është duke u ekstraduar drejt Greqisë.

“Hajdutët, ateistët, anti-grekët po më çojnë mua në burg”, ankohej në një postim në Twitter, Lagos vetëm disa orë pasi kolegët e tij në Parlamentin Europian votuan me 658 vota për t’i hequr imunitetin.

Sipas mediave greke, arrestimi i Ioannis Lagos në Belgjikë kishte ardhur pas një urdhërarresti që ishte ngritur ndaj tij dhe nga Interpoli. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos