4 mësues me koronavirus në Korçë

Nga A2 CNN
28 Shtator 2020, 18:59 | Aktualitet
4 mësues me koronavirus në Korçë

Edhe 4 mësues janë konfirmuar pozitivë me koronavirus në Korçë, Bilisht dhe Ersekë. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh, punonjës në dy shkolla 9-vjeçare në qytetin e Korçës.

Ndërkohë, kanë rezultuar pozitivë dhe 2 mësuese në një shkollë 9-vjeçare në Ersekë dhe në Bilisht.

Sipas drejtorit të Drejtorisë Arsimore në Korçë, bëhet e ditur se të gjithë mësuesit janë zëvendësuar, ndërsa problem mbetet bashkia e Kolonjës, pasi nuk kishte në portal zëvendësues për lëndën e fizikës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/09/28/shkollat-ne-pandemi-120-mesues-e-nxenes-ne-izolim-si-po-zevendesohet-mesimi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos