Pasojat e motit të keq, pemë e kioska të shkulura dhe rrëshqitje gurësh në rrugë

Nga A2 CNN
28 Shtator 2020, 15:50 | Aktualitet
Pasojat e motit të keq, pemë e kioska të shkulura dhe

Era e fortë dhe reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin tonë gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës, kanë vijuar të shfaqin probleme në zona të ndryshme të vendit.

Në Vlorë, era e fortë ka shkulur pemë, si dhe ka zhvendosur kioska të vendosura në sheshin e “Lungomares”.

Madje, edhe kolltukë të lënë në rrugë nga banorë të ndryshëm janë zhvendosur nga shpejtësia e erës.

Ndërkohë, në zona të tjera, reshjet kanë shkaktuar problem me rrëshqitjet e gurëve dhe dherave në akset rrugore. Një prej tyre është aksi Kukës-Shishtavec, që lidh dhe zonën turistike. Gjatë natës, në këtë aks ka pasur rrëshqitje edhe të masivëve shkëmborë duke rrezikuar seriozisht mjetet që kalojnë.

Personat që janë të detyruar ta përshkojnë çdo ditë këtë segment rrugor flasin për problematikën e rënies së gurëve. Aktualisht, kjo rrugë është pa mirëmbajtje, gurët dhe dherat që bien hiqen me mjete të bashkisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos