Ngjarjet kriminale, Veliu e Vocaj takim me kryeprokuroren e Tiranës

Nga A2 CNN
28 Shtator 2020, 16:42 | Aktualitet
Ngjarjet kriminale, Veliu e Vocaj takim me kryeprokuroren e Tiranës

Ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura në kryeqytet kanë çuar zyrtarët më të lartë të Policisë së Shtetit në një takim me titullaren e Prokurorisë së Tiranës.

Në takimin e zhvilluar në zyrën e prokurores Elisabeta Imeraj, merrnin pjesë kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, por edhe përfaqësues ndërkombëtarë nga organizmat ndihmëse të policisë në vend.

Burime të rezervuara theksuan se në thelbin e takimit ishte nevoja e bashkëpunimit institucional në luftën kundër krimit, mirëkoordinimi për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të fundit dhe lufta ndaj trafiqeve të paligjshme.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos