
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ironizoi kalendarin e ngjeshur me të cilin përballen ekipet elitare sezon pas sezoni, disa ditë pasi UEFA njoftoi se nga sezoni 2024/2025, çdo ekip pjesëmarrës në Champions League do të luajë minimumi 10 ndeshje, nga 6 që luan aktualisht.
“Duhet t’i kërkojmë FIFA-s apo UEFA-s që ta bëjnë vitin me 400 ditë, në vend të 365 sa është aktualisht, në mënyrë që të luajmë më shumë ndeshje. Nuk jam ekspert, thjesht kërkoj që të reduktohet kalendari dhe ne trajnerët të kemi më shumë kohë mes ndeshjeve. Por, unë vetëm sa jap mendimin tim, vendosin të tjerët pastaj. Nëse vendosin që do të luajmë 10 ndeshje më shumë në sezon, le të vazhdojnë me programin”, tha Guardiola. (A2 Televizion)