Dënimi i huliganizmit, Halili: Dënimet janë të drejta

Nga A2 CNN
2 Tetor 2019, 20:02 | Futboll
Dënimi i huliganizmit, Halili: Dënimet janë të drejta

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka përjashtuar përjetë nga stadiumet 8 tifozë.

Gjithashtu, u urdhërua që KF Tirana të mbyllë pjesërisht stadiumin “Selman Stërmasi” në sektorin G3 për sezonin futbollistik 2019/2020, duke ndaluar hyrjen në stadium të grupimit të tifozëve “Capital Crew”.

Këto vendime, Presidenti i Tiranës i quajti të drejta: “Mendoj se vendimi është i drejtë. Me atë çfarë pamë, nuk kemi çfarë të themi. Na duket e padrejtë që të dënohet i gjithë stadiumi sepse nuk mundemi dot që për 10 persona të dënohen të gjithë, por rregullat janë rregulla”.

“Mendoj se ligji që hyn në fuqi këto ditë do t’i rregullojë gjërat. Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen për pjesën e hyrjes në fushë dhe gjërat e kësaj natyre”, tha trajneri Mema. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos