Inter, me një mungesë të rëndësishme në “Camp Nou”

Nga A2 CNN
2 Tetor 2019, 10:21 | Futboll

Është sfida më e vështirë e grupit për Inter, ajo në “Camp Nou” ku e pret Barcelona, por zikaltrit nuk do të kenë mundësinë të mbështeten te blerja më e rëndësishme e verës, Romelu Lukaku. Sulmuesi belg është lënë jashtë skuadre për shkak të një dëmtimi muskular.

Konfirmimi erdhi nga trajneri Antonio Conte, i cili pranoi se Lukaku nuk ka udhëtuar në Spanjë me skuadrën. “Ishte një problem që vazhdonte prej dhjetë ditësh, por testet zbuluan se nuk është i rëndë. Jemi të qetë, por nuk donim të rrezikonim”.

Inter kryeson renditjen e kampionatit italian me pikë të plota pas gjashtë ndeshjesh, por kjo është java e “ferrit”, pasi do të përballet me Juventus në fundjavë pas testit të vështirë kundër katalanasve, të cilëve për më tepër i rikthehet Messi në skuadër për këtë ndeshjes. Në grupin F, të gjitha skuadrat kanë nga një pikë pas ndeshjeve të para, ku Barca barazoi 0-0 me Borussia Dortmund ndërsa Inter barazoi 1-1 me Slavia Praga. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos