Kupa e Shqipërisë, surpriza në Korçë dhe Ballsh, të mëdhenjtë kualifikohen

Nga A2 CNN
2 Tetor 2019, 19:36 | Futboll

Të gjitha skuadrat elitare kualifikohen në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Ndeshjet e luajtura këtë mesjavë rezervuan disa rezultate surprizë, por asnjë befasi të paktën sa i takon vazhdimësisë.

Në Grupin A, Flamurtari, e vetmja skuadër e madhe që kishte humbur, tregoi forcën ndaj Veleçikut. Tirana i shënoi katër gola Shënkollit, Teuta mposhti 6 me 2 Tërbunin, ndërsa Vllaznia fitoi sërish ndaj Burrelit.

Në Grupin B, befasoi Devolli me fitoren 2-0 në fushën e Skënderbeut, me korçarët që nuk rrezikonin shumë pas fitores 4 me 1 në ndeshjen e parë. Humbje pa pasoja edhe ajo e Bylisit përballë Pogradecit, ndërkohë që Laçi shënoi katër gola në portën e Elbasanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos