
Vendimeve të Komisionit të Disiplinës nuk mundi t’i shpëtoj as zyrtari i klubit Kastrioti, Gazmend Vogli i cili në ndeshjen e Kategorisë së Parë kundër Egnatias, tentoi të godiste njërin prej arbitrave të ndeshjes.
Voglit i është ndaluar qëndrimi në stolin e skuadrës apo dhomat zhveshjes për të gjithë sezonin futbollistik 2019-2020.
Momenti i incidentit është filmuar nga një kamera amatore në shkallët e stadiumit të Krujës. (A2 Televizion)