Gruaja e Eriksen në lidhje të fshehtë me Vertonghen? Reagon mesfushori

Nga A2 CNN
2 Tetor 2019, 18:20 | Futboll

Christian Eriksen i ka konsideruar gjepura zërat se bashkëshortja e ka tradhtuar me shokun e tij të skuadrës, Jan Vertonghen.

Mesfushori danez dhe mbrojtësi belg, të cilët luajnë për Tottenham, i kanë përgënjeshtruar në Twitter lajmet e publikuara së fundmi se skuadra londineze është përçarë nga kjo histori, ku është i përfshirë edhe Harry Kane.

Sipas zërave, gjysma e skuadrës nuk flasin me njëri-tjetrin dhe gjërat u përkeqësuan mbrëmjen e djeshme, pasi Tottenham u mposht 7-2 në shtëpi nga Bayern Munchen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos