482 të infektuar me Covid në të gjithë vendin, 42 raste të reja

Nga A2 CNN
1 Tetor 2022, 16:14 | Aktualitet
482 të infektuar me Covid në të gjithë vendin, 42 raste

42 persona të tjerë janë infektuar me koronavirus në vendin tonë në 24 orët e fundit nga 722 testime të kryera.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë 482 raste aktive me virusin ndërkohë që fatmirësisht regjistrohet një tjetër ditë pa viktima.

Aktualisht në spitalet covid po marrin trajtim  më të specializuar vetëm 4 pacientë.

Njoftimi i Ministrisë

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 722 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 42 qytetarë, në këto bashki:

24 në Tiranë,  6 në Durrës, nga 2 qytetarë në Shkodër, Delvinë, Memaliaj, nga 1 qytetarë në Lezhë, Krujë, Kavajë, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë.

Janë 482 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sa

Janë shëruar 66 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,046 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Tetor 2022)

Raste të reja ditore                42

Të shëruar në 24 orë             66

Të shtruar në spitale             4

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     722

Testime totale                   1,982,318

Raste pozitive                      331,117

Raste të shëruara                  327,046

Raste Aktive                             482

Humbje jete                              3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    254

Elbasan                   40

Fier                           37

Vlorë                         31

Durrës                     22

Gjirokastër                23

Dibër                           20

Lezhë                        20

Shkodër                 13

Korçë                         10

Berat                           9

Kukës                          3 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos