Shpërthim eksplozivi në një magazinë në Kamëz

Nga A2 CNN
1 Tetor 2022, 09:14 | Aktualitet
Shpërthim eksplozivi në një magazinë në Kamëz

Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të së shtunës.

Policia bën të ditur se shpërthimi ka ndodhur në orën 03:00, në Kamzë, në derën e një ambienti (magazinë për vegla muzikore) të marrë me qira nga shtetasi B. L., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar pjesërisht qepeni i mbylljes së derës të këtij ambienti. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos