
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndan lajmin e mirë se 5 mjekë dhe infermierë të tjerë janë shëruar në orët e fundit nga virusi Covid-19.
Mjekët dhe infermierët kanë rezultuar negativë në testin e fundit për koronavirus. Deri në këto momente numri i personelit shëndetësor të shëruar nga COVID-19 ka shkuar në 27.
“Edhe 5 të shëruarve mes personelit shëndetësor gjatë 24 orëve të fundit. Një mjeke dhe 4 infermierë janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në IShP. Shkon në 27 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar nga Covid-19. Deri tani 154 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur Covid-19”, shkruan ministrja. (A2 Televizion)