Gjendet i pajetë një shtetas francez në një bujtinë në Skrapar

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2023, 22:51 | Kronikë
Gjendet i pajetë një shtetas francez në një bujtinë

Një 49-vjeçar, shtetas francez, është gjetur i pajetë në ambientet e një bujtine në fshatin Gjerbës të Skraparit.

Policia bën të ditur se është njoftuar për ngjarjen nga pronari i bujtinës shtetasi M.L.. Pasi ka shkuar në vendngjarje, policia ka gjetur të pajetë shtetasin francez C.F. në trupin e të cilit nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Rreth orës 19:30, shtetasi M.L. njofton se në bujtinën e tij në fshatin Gjerbës, Skrapar, ka gjetur pa shenja jete shtetasin francez C.F, 49 vjeç, i cili kishte disa ditë që ishte akomoduar në këtë bujtinë.

Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së 49-vjeçarit”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos