"53 raste të testuara për koronavirus, të gjitha negative"

Nga A2 CNN
6 Mars 2020, 12:19 | Sociale
"53 raste të testuara për koronavirus, të gjitha

Në komunikimin e përditshëm të Task-Forcës në Ministrinë e Shëndetësisë, konfirmohet se janë testuar 3 raste të dyshuara, të cilët kanë rezultuar negative.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 3 raste të reja në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP-së nga ku në total numri i rasteve të testuara ka shkuar në 53. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative për COVID-19. Rastet kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit te ri”, tha Tomini.

Në vijimësi po kryhet vëzhgimi i përforcuar në pikat kufitare, ajrore, detare dhe tokësore duke kryer monitorimin e temperaturës për të gjithë udhëtarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë.

“Në 24 orët e fundit në të gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë 17 770 udhëtarë, të cilët janë vlerësuar, mbështetur në survejancën e përforcuar për monitorimin e temperaturës”, tha përfaqësuesja e Task Forcës.

Në 24 orët e fundit në nr. 127 ka patur 1539 thirrje, nga të cilat 38 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksione virale respiratore dhe histori udhëtimi me Italinë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon për qytetarët që kanë udhëtuar nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmurë apo të dyshuar për COVID-19, të vetëkarantinohen për një periudhe 14 ditore.

Ministria e Shëndetësisë rekomandon që qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral: temperaturë, kollë, rrufë dhe vështirësi në frymëmarrje, të telefonojnë numrin unik 127 të Urgjencës Kombëtare, për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë në situata të ndryshme shëndetësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos