Skadon afati i aplikimit, banorët e lagjes së braktisur në Kombinat presin rindërtimin

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2020, 21:27 | Sociale
Skadon afati i aplikimit, banorët e lagjes së braktisur në

Ky bllok pallatesh në Kombinat ngjan si një lagje fantazmë, pasi banorët janë shpërndarë në zona të tjera. Në ditën e fundit kur skadonte edhe afati për aplikimi për rindërtimin, duket se banorët e kanë plotësuar dokumentacionin përkatës.

Kështu pohuan për A2 disa nga banorët e pakët që kishin mbetur aty. Këpucari që zhvillon prej 20 vitesh aktivitetin e tij në zonë, nuk ka lëvizur për asnjë moment, edhe pse pohon se njerëzit janë larguar prej aty.

Këto pallate u dëmtuan që në tërmetin e 21 shtatorit, ndërsa banorët asokohe kërkonin siguri për ndërtesat. Në tërmetin e madh të 26 nëntorit gjendja u rëndua së tepërmi. Ndërsa në ditët e sotme ata që nuk e kanë braktisur pallatin kërkojnë që ai të mos shembet.

E duket se kjo gjendje do të vijojë gjatë, pasi qeveria, në planin e rindërtimit, u ka dhënë prioritet ndërtimit të banesave të shembura në zonat rurale, ku banorët jetojnë në çadra, ndërsa ndërhyrja në zonat urbane është parashikuar për më vonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos