60 infermierët shqiptarë nisin punën në Itali

Nga A2 CNN
24 Prill 2020, 09:59 | Aktualitet

Ditën e enjte ka nisur punën në Itali grupi me 60 infermierë shqiptarë, të cilët u dërguan për të dhënë ndihmën e tyre në shtetin fqinj.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. “Nisin punën 60 infermierët e grupit të dytë të ekipit shqiptar, të cilët po ndihmojnë Italinë mike në këto ditë të vështira, në zonat ku ka më shumë nevojë për përballimin e situatës së shkaktuar nga Covid-19”, shkroi në Facebook ministrja.

Më tej, Manasterliu bëri të ditur se infermierët tanë po shërbejnë në Marche, në disa spitale ku trajtohen pacientët e prekur nga koronavirusi, krah kolegëve italianë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos