
Ministria e Arsimit ka publikuar datat në të cilat nxënësit e arsimit paraunivesitar do të rikuperojnë ditët e pushimit që morën në janar, për shkak të të ftohtit ekstrem që pushtoi vendin në atë kohë.
Në vijim të plotësimit të mësimit për datat e pezulluara në muajin janar, sipas urdhrit nr.18, datë 20.01.2022, “Për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha institucionet publike dhe jo publike të arsimit parauniversitar”(shkollat) dhe caktimit të ditës së hënë, 21.03.2022 ditë pushimi, po publikojmë datat e zëvendësimit të mësimit në ditët e shtuna në vijim:
- 02.04.2022 (e shtunë)
- 30.04.2022 (e shtunë)
- 14.05.2022 (e shtunë)
- 28.05.2022 (e shtunë)
Ministria e Arsimit
(A2 Televizion)