Hapen kuotat për specializimet në Mjekësi, Manastirliu: Po plotësojmë nevojat

Nga A2 CNN
31 Mars 2022, 13:54 | Sociale
Hapen kuotat për specializimet në Mjekësi, Manastirliu: Po

“Këtë vit hapim 318 kuota, ku 125 kuota janë për Ministrinë e Shëndetësisë, pra që do të plotësojnë në momentin që do të përfundojë ky cikël specializimesh, nevojat në vend për specialitete të përcaktuara, duke filluar nga specialitetet e kardiologjisë, të anestezi-reanimacionit, imazherisë, sëmundjeve interne”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, që ndoqi sot procesin e zgjedhjes së specializimeve që po zhvillohet në Fakultetin e Mjekësisë.

Manastirliu shtoi se “çfarë po ndodh në fakt është edhe një proces për të cilin vërtet na bëhet shumë qejfi, që një pjesë e tyre po qëndrojnë në spitalet rajonale. Një pjesë tjetër të cilët kanë përfunduar kontratat dhe obligimin për të qëndruar në spitalet e rretheve, janë duke u sistemuar në gjithë shërbimin shëndetësor publik”.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se do të vijojë rritja e pagave, përmirësimi i kushteve të infrastrukturës shëndetësore dhe më shumë autonomi, përmes ligjit të ri të spitaleve që pritet të miratohet së shpejti. “Ne do të vijojmë rritjen e pagave. Ashtu sikurse bëmë në 2021 me 40% rritje pagash, duke filluar nga data 1 korrik e këtij viti, do të rriten sërish 6% pagat për të gjithë personelin shëndetësor në vend”, deklaroi ministrja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos