647 ndeshje në Serinë A, Buffon barazon legjendën Maldini

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2019, 19:29 | Futboll
647 ndeshje në Serinë A, Buffon barazon legjendën Maldini

Gianluigi Buffon ka barazuar Paolo Maldinin si futbollisti me më shumë ndeshje në Serinë A.

Falë dëmtimit të Szczesny, portieri 41-vjeçari i Juventusit e nisi si titullar ndeshjen ndaj Sampdorias duke grumbulluar 647 takime në kampionatin italian.

Buffon e ka nisur karrierën në nëntor të vitit 1995, pikërisht përballë Milanit të Maldinit, kur ishte vetëm 17 vjeç e 295 ditë. Ajo ndeshje përfundoi 0-0.

Nga dita e debutimit kanë kaluar 24 vite, 1 muaj e 5 ditë, gjatë të cilave Buffon ka luajtur 647 ndeshje në Serinë A.

Gjithashtu, Buffon ka fituar 9 herë titullin kampion në Serinë A, më shumë se çdo futbollist tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos