Rekordi historik, 647 ndeshje në Serie A, Buffon arrin Maldinin

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2019, 13:35 | Futboll
Rekordi historik, 647 ndeshje në Serie A, Buffon arrin Maldinin

Gianluigi Buffon është gati të vendosë një rekord historik në Serinë A. Me ndeshjen e sotme ndaj Sampdorias, ikona e portës italiane arrin legjendën Paolo Maldini për numrin më të madh të ndeshjeve të luajtura në Serinë A, plot 647 të tilla.

Dëmtimi i portierit Szczesny, ka vendosur edhe njëherë 41-vjeçarin në katërkëndëshin bardhezi, duke e kthyer përballjen e javës së 17 në një ndeshje tepër speciale për portierin veteran.

Buffon ka debutuar në Serie A me Parmën, në moshën 17-vjeçare, ndërsa ja doli të mbajë rrjetën të paprekur përballë Milanit. Të njëjtën gjë, legjenda italiane do kërkojë ta përsërisë edhe sot në një ndeshje historike për të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos