Teuta, fitore mes tensionit ndaj Partizanit, 5 kartonë të kuq!

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2019, 14:57 | Futboll
Teuta, fitore mes tensionit ndaj Partizanit, 5 kartonë të kuq!

Teuta mori një fitore minimale mes tensionit ndaj Partizanit, në takimin që u luajt në “Niko Dovana”. Goli i vetëm në këtë sfidë u shënua në fundin e pjesës së parë nga Kallaku, ndërsa për t’u veçuar ishin momentet e tensionit në minutën e 62 të ndeshjes.

Lojtarë të të dyja ekipeve u përfshinë në një përplasje fizike, e cila përfundoi me katër karton të kuqë. Beqja i Teutës dhe Melo nga Partizani u ndëshkuan fillimisht me kartonin e kuq. Më pas, ata i ndoqën edhe Boldor i Partizanit dhe Duka i Teutës, që ishin në stol. Në fundin e takimit, u ndëshkua me karton të kuq edhe Shkalla nga Teuta.

Kjo ishte një fitore kthese e Teutës pas largimit të Blendi Shkëmbit, ndërsa në krye të stolit ishte trajneri i ri, shkodrani Edi Martini. Për Partizanin ishte humbja e dytë pas derbit.

Në ndeshjet e tjera të kësaj të mërkure, Kukësi fitoi 1-2 në “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë. Luftëtari mori një fitore shprese 2-0 ndaj Skënderbeut, ndërsa Bylisi mposhti 1-0 Laçin, duke i marrë vendin e dytë në renditje.

Tabela kryesohet nga Kukësi me 30 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos